A e dini pse Armend Rexhepagiqi nuk është përdorues i rrjeteve sociale?
Armend Rexhepagiqi i është rikthyer muzikës.
Këngëtari i cili pauzoi për një kohë shumë të gjatë për disa arsye, ka treguar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova, se pse nuk është përdorues i rrjeteve sociale.
“Nuk i kam dashur shumë rrjetet sociale, më së shumti kam vlerësuar privatësinë, dhe këtë nuk ta japin as Instagrami e as Facebook”.
Ndër të tjerash, Armendi konfirmoi se ishte rikthyer muzikës tamam por nuk zbuloi planet për të ardhmen duke thënë se nuk do që të japë premtime, njofton Klan Kosova.



