Del studimi tronditës: Biçiklistët nuk shihen si njerëz, 10 për qind shkilen me qëllim

Del studimi tronditës: Biçiklistët nuk shihen si njerëz, 10 për qind shkilen me qëllim

Ekspertët kanë bërë thirrje që fjala ‘biçiklist’ të ndalohet sepse besojnë që ky term i dehumanizon njerëzit që ngasin biçikletat.

Studimi i ri, i bërë nga hulumtues në Universitetin e Teknologjisë në Qeensland dhe në Monash University, gjetën se kishte një lidhje mes dehumanizimit të biçiklistëve dhe akteve të qëllimshme të agresionit kundër njerëzve që i ngasin ato.

Profesoresha Narelle Haworth tha se studimi, që pyeti 442 njerëz në Viktoria të Queenslandit, gjeti se 55 për qind e njerëzve që nuk ngasin biçikleta i shohin ata që ngasin si “jo bash njerëz”.

Ajo shton se fjala “biçiklist” duhet të zëvendësohet me fjalën “njerëz që ngasin biçikleta”, përkthen Periskopi.

Më tej, profesoresha Haworth shtoi se është e rëndësishme për biçiklistët që të përjetohen si përnjëmend njerëz.

“Ne duhet ta përhapin idenë se këta njerëz [biçiklistët] janë njerëz si ne. Ka nevojë që të rritet kultura për njerëzit që ngasin biçikleta.”

Nga ky studim doli se 11 për qind e njerëzve me qëllim e kishin ngarë veturën kah biçiklistë dhe 9 për qind e tyre madje i kishin shkelur ata. Një pjesë e madhe njerëzish e kishin pranuar se iu kishin bërtitur dhe i kishin gjuajtur ata me gjësende. /Periskopi

Shpërndaje në: