Flet futbollisti i cili goditi shtyllën ndaj Turqisë
Ai thotë se Kosova luajti një lojë të mirë, por e pranon se është e vështirë të luash në atë tempo për 90 minuta.
“Po ma merr mendja se ishte një rast i mirë në pjesën e parë kur godita shtyllën. Pasimi i fundit na ka munguar sot dhe kemi potencial. Kemi luajtur lojën tonë dhe jemi munduar të krijojmë raste dhe e dimë se Turqia është super fuqi”, tha Berisha.
“Kemi luajtur një lojë të mirë, por është e vështirë të luhet në këtë formë për 90 minuta. Jemi paraqitur shumë mirë dhe dihet se detajet në botë vendosin”, tha Valoni. /Periskopi.com



