Humbje e thellë e Kombëtares në shtëpi
Kuqezinjtë ishin të pafat në këtë sfidë, pasi shumë herët mbetën me një lojtar më pak.
Po zhvillohej minuta e 17-të, kur mbrojtësi Berat Gjimshiti pengoi në zonë izraelitin Eran Zahavi, i cili më pas realizoi nga penaltia për epërsinë e Izraelit.
Kuqezinjtë tentuan të marrin lojën në dorë, mirëpo nuk arritën të bënin më shumë sesa disa kundërsulme.
Edhe më keq për të përzgjedhurit e Gianni de Biasit u bë në minutën e 55-të, kur edhe portieri Etrit Berisha u përjashtua me karton të kuq, pas një kacafytje të vogël që pati me Zahavin.
Penaltinë arriti ta mbrojë portieri i sapoinkuadruar, Alban Hoxha.
Mirëpo, të tanët nuk arritën të mbahen më shumë me të njëjtin rezultat, pasi në minutën e 66-të pësuan gol, ku shënoi Daniel Eindbinder.
Rezultatin përfundimtar prej 0:3 e shënoi Eliran Atar.
Pas kësaj humbje, Shqipëria rrezikon jashtëzakonisht shumë, pasi mbetet në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve, duke u renditur në vendin e katërt në grup, pas Spanjës, Italisë dhe Izraelit. /Periskopi.com



