Dardan Molliqaj kurorëzohet me Besa Shahinin

Dardan Molliqaj kurorëzohet me Besa Shahinin

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe ministrja e arsimit të Shqipërisë me prejardhje nga Kosova, Besa Shahini janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës – raporton Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shahini, e cila ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social “Facebook”.

“❤ 03.04.2019, Prishtinë”, ka shkruar ajo në Facebook, përbri fotografisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u raportua se Molliqaj dhe Shahini do të bëjnë një festë të vogël këtë të diel për martesën e tyre./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: