Dasmat nisin herët këtë vit: Nesër martohet edhe djali i vëllait të Thaçit (Foto)
Nesër do të jetë edhe një martesë tjetër, e kësaj radhe në familjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili do të martojë djalin e vëllaut të tij, Kushtrim Thaçin.
Vajza nga Prishtina Edona Ahmeti e cila do bëhet nuse e Drenicës, Brojës së Hashim Thaçit mbrëmë ka mbajtur natën e saj të beqarisë me adetet me defa siç e do zakoni e tradita.
Ajo në këtë natë është dukur nuse me plot stil me fustanin e bardhë.
Dasma në familjen Thaçi do të mbahet nesër në restoranin e njohur Emerald në Prishtinë.







