Real Madrid – Hazard, punë e kryer

Real Madrid – Hazard, punë e kryer

Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka vendosur të nënshkruajë për Real Madridin dhe lëvizja e tij te Los Blancos do të kompletohet në ditët e ardhshme.

Të tre palët – Chelsea, Reali dhe vetë lojtari – janë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe belgu së shpejti do të zbarkojë në Madrid, ku do të qëndrojë për gjashtë sezonet e ardhshme.

Marca ka mësuar se Zinedine Zidane dha miratimin e tij për transferimin javën e kaluar pas marrjes në konsideratë të nevojave të skuadrës aktuale të Realit, përcjell Periskopi.

Tekniku francez pëlqen aftësitë e Hazardit, duke përfshirë ritmin dhe shpejtësinë e tij, të gjitha karakteristikat që i mungojnë skuadrës aktuale të ‘Galaktikëve’.

Reali ishte afër transferimit në ‘Santiago Bernabeu’ për herë të parë verën e kaluar, por Chelsea kërkoi 200 milionë euro dhe Los Blancos tërhoqën interesin e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: