Përformanca magjike e Bersant Celinës (VIDEO)
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, po e dëshmon aftësinë e tij në çdo ndeshje të Swansea Cityt në Championship, niveli i dytë i futbollit në Anglinë.
Mesfushori me tipare sulmuese ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e sotme ndaj Middlesbrough, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-1.
Celina asistoi dy herë në këtë ndeshje, në golin e dytë dhe të tretë, secili kryevepër e talentit kosovar.
22-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe i ka asistuar gjashtë të tjera për skuadrën e tij këtë sezon. /Periskopi/



