Kërkon faull, gjyqtari nuk i jep – Costa ofendon rëndë Manzanon dhe ndëshkohet me të kuq (VIDEO)
Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Atleticos nuk është shënuar ende asnjë gol, por ka ndodhur një episod i çuditshëm.
Mysafirët janë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 28-të, kur Diego Costa mori direkt karton të kuq.
Krejt kjo erdhi pasi sulmuesi spanjoll kërkoi faull pas ndërhyrjes që iu bë në mesfushë, megjithatë gjyqtari Gil Manzano heshti, raporton Periskopi.
Kjo e nervozoi tejmase Costen, i cili shpërtheu në ofendime të rënda ndaj Manzanos, e ky i fundit i tregoi kartonin e kuq.
Sipas raportimeve të fundit, 30-vjeçari ka eskaluar dhe e ka fyer me nënë gjyqtarin Manzano. /Periskopi/



