Rooney ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes brutale ndaj Rossit (VIDEO)
Wayne Rooney është ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në Major League Soccer në SHBA, pas një ndërhyrjeje brutale ndaj Diego Rossit.
Skuadra e sulmuesit anglez DC United ishte në disavantazh prej 0-3, kur ai u ndëshkua u përjashtua direkt me të kuq.
Në fillim të pjesës së dytë, Wayne Rooney pasi humbi topin, vendosi të bënte një ndërhyrje tejet të ashpër dhe pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari vendosi ta ndëshkonte me të kuq, transmeton Periskopi.
ROONEY SEES RED! ? #DCvLAFC https://t.co/g2jvLPoF51
— Major League Soccer (@MLS) April 6, 2019
Fillimisht, gjyqtari i dha kartonin e verdhë, por u desht ndihma e VAR-it për ta rishikuar ndërhyrjen e tmerrshme të tij.
Ish-sulmuesi i Manchester United nuk protestoi fare dhe u largua nga fusha menjëherë. /Periskopi/



