Arsenali rrëshqet përsëri, Liga e Kampionëve mbetet një ‘ëndërr’ (VIDEO)

Arsenali rrëshqet përsëri, Liga e Kampionëve mbetet një ‘ëndërr’ (VIDEO)

Kur i duhet më së shumti fitorja, Arsenali nuk e bën një gjë të tillë.

‘Topçinjët’ janë mposhtur 1-0 në udhëtim ndaj Everton, me çka i vështirësohen punët për vendin që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndeshja u vendos në minutën e 10-të, kur veterani Phil Jagielka shënoi pas një tollovie në zonë.

Deri në fund, skuadra e Unai Emeryt provoi me çdo mundësi ta kthente rezultatin, por ishte e pamundur të depërtohej në mbrojtjen e çeliktë të vendasve.

Arsenali mbetet në vendin e katërt me 63 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një pozitë më poshtë dhe zhvillon të hënën ndeshje ndaj West Ham. Everton mbetet në vendin e 9 me 46 pikë.

Javën tjetër Arsenal udhëton te Watford, teksa Everton i shkon Fulhamit.  /Periskopi/

Shpërndaje në: