Monchengladbach – Werder Bremen, ja çfarë ka vendosur trajneri për Rashicën

Monchengladbach – Werder Bremen, ja çfarë ka vendosur trajneri për Rashicën

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Borussia Mönchengladbach dhe Werder Bremen, e cila fillon nga ora 18:00.

Lojtari që po shkëlqen me fanellën e Werderit, Milot Rashica është titullar i padiskutueshëm dhe starton nga fillimi edhe sot.

Në katër ndeshjet e fundit, ai ka shënuar pesë herë dhe ka asistuar për një tjetër, derisa është gati të prodhojë edhe një ndeshje fantastike.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për objektivat e dyja skuadrave e që është dalja në Evropë. /Periskopi/


Shpërndaje në: