“Fadil Vokrri” del i madh për derbin Drita-Gjilani (Foto)
Drita dhe Gjilani po zhvillojnë derbin lokal në Superligën e Kosovës në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky është pa dyshim derbi më i fortë lokal në Kosovë, por kësaj here asnjëri prej ekipeve nuk ka gjasa për të shkuar në garat evropiane apo për të fituar titullin e kampionit.
Atmosfera në stadium është mjaft e mirë, krahasuar me ndeshjet e tjera të Superligës, e në veçanti me ato të Prishtinës që nuk arrijnë asnjëherë ta mbushin stadiumin, shkruan Periskopi.
Drita gëzon formë më të lartë dhe është favorit për ndeshjen e sotme.





