Prishet derbi: Direkt largohet nga fusha lojtari i Gjilanit

Prishet derbi: Direkt largohet nga fusha lojtari i Gjilanit

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë ka nisur me ritëm të ulët, por një incident i tmerrshëm ndodhi që në minutën e gjashtëmbëdhjetë të ndeshjes duke e bërë derbin më të parashikueshëm.

Ansi Nika i të kuqve e goditi Liridon Lecin e Dritës me bërryl dhe gjyqtari menjëherë i dha të kuqin duke e larguar nga loja.

Më pas, Gjilani bëri një kërcënim me anë të Fiton Hajdarit.

Por, me një lojtar më pak në pjesën e mbetur, Gjilani ka shumë pak gjasa për të bërë diçka në ndeshje.

Shpërndaje në: