Drita e Gjilani dëshmojnë se nuk meritojnë të luajnë në “Fadil Vokrri”: Pa gola, pa raste, me dy kartona të kuq

Drita e Gjilani dëshmojnë se nuk meritojnë të luajnë në “Fadil Vokrri”: Pa gola, pa raste, me dy kartona të kuq

Derbi i qytetit të Gjilanit nuk solli shumë raste për gola, por u karakterizua me dy kartonë të kuq. Secila skuadër mori nga një të kuq në pjesën e parë. Te Gjilani u ndëshkua Ansi Nika, ndërsa te Drita Haxhi Neziraj.

Rastet më të mira për gol erdhën në minutat shtesë, por asnjë nuk u konkretizua.

Drita mbetet e katërta në tabelë me 45 pikë, 11 më pak se Prishtina që është e treta, ndërsa Gjilani është i gjashti me 35 pikë, dy më pak se Drenica që zë pozitën e pestë.

 

Shpërndaje në: