Chanelle Hayes shijon pushimet me të dashurin (Foto)
29 vjeçarja, e veshur me bikini, është fotografuar duke kaluar momente romantike me Ryan Oates në plazh, nën rrezet e diellit.
Pak ditë më parë ajo tha për revistën Closer: “Ai gjithmonë më thotë sa mirë dukem. Është një ndryshim i mirë sepse kam qënë në disa lidhje të këqija. Sa herë ndjehem keq, i kthehem ushqimit, prandaj kam shtuar pak në peshë në të kaluarën. Por tani po ha normalisht sepse jam e lumtur”.









