Ledri tregon momentin se kur ka qarë
Ai e ka zbuluar këtë gjatë emisionit të kësaj jave të “Thumb” nga Aulona dhe Fatma.
Ledri do të qante vetëm në qoftë se do të humbte një njeri shumë të afërt dhe ka treguar pikërisht një rast të tillë.
“Kur më vdiq gjyshi kam qarë si fëmijë. Nëse qan nuk bëhesh as më pak mashkull as më pak burrë”, ka thënë reperi.



