Real Madridi nuk di për humbje prej shumë muajsh
Kjo ecuri pozitive e ekipit të Zidane nisi me nëntë prill me fitoren 4:0 ndaj Éibar. ‘Los Blancos’ përfunduan sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar nëntë ndeshje nga 11 të zhvilluara, derisa fituan në fund në Ligën e Kampionëve në Milano, shkruan Albeu
Deri më sot në të gjitha garat, Reali regjistron 21 fitore e shtatë barazime, duke shkuar në 28 ndeshje pa humbje, derisa është ekipi i vetëm në La Liga që këtë edicion nuk din për humbje.
Ekipi i Zizu nuk ka pësuar humbje që 18 ndeshje në La Liga, tetë në Ligën e Kampionëve, teksa ka regjistruar dy fitore në kupat tjera, Copa del Rey dhe Superkupa e Evropës.



