Skandal: Tifozët grekë me baner pro gjenocidit në Srebrenicë

Skandal: Tifozët grekë me baner pro gjenocidit në Srebrenicë

Në banderolë shkruhej në serbisht “Thika, tel me gjemba, Srebrenica”, një parullë që sjell në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Bosnjës, ku janë ekzekutuar nga serbët mbi 8000 boshnjakë.
Edhe Federata e Futbollit të Bosnjës ka reaguar në Twitter që në momentin kur është shfaqur banderola, ndërsa, sipas mediave greke, kjo ngjarje ka shumë mundësi të sjellë një dënim shumë të rëndë për federatën greke.

Duhet theksuar se që në fillim të ndeshjes atmosfera në stadium ka qenë e tensionuar, ndërsa loja në pjesën e parë është ndërprerë për disa minuta, pasi tifozët boshnjakë kanë hedhur pas golit të ekipit të tyre shashka tymuese në pjesën e tifozëve grekë.

Nuk kanë munguar as momentet si ai kur sulmuesi boshnjak Edin Dzeko i heq pantallonat mbrojtësit grek të njohur të Dordmundit, Sokratis Papastathopoulos./Top Channel/

Shpërndaje në: