Pas Ibrahimovic, edhe ky yll mund t’i mungojë Unitedit në derbin me Arsenalin
Mediat angleze shkruajnë edhe kapiteni Wayne Rooney nuk ka stërvitur me Kombëtaren e Anglisë sot, një ditë para sfidës miqësore ndaj Spanjës.
Raporti sqaron se anglezi ka pësuar një dëmtim të vogël, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mungojë në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit.
Vlen të përsëritet se United do të luajë derbin ndaj londinezëve pa sulmuesin Ibrahimovic, dhe mungesa e mundshme e Rooneyt do të ishte një goditje shumë e rëndë për skuadrën nga Old Trafford. /Periskopi.com



