Granit Xhaka uron “nanën” për ditëlindje me një poezi

Granit Xhaka uron “nanën” për ditëlindje me një poezi

Xhaka ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet ai bashkë me vëllain tjetër, Taulantin dhe me nënën e tyre. Nën foto futbollisti i ka dedikuar si dhuratë për ditëlindje nënës së tij një poezi. Nuk dihet nëse e ka shkruan vet apo ky është një krijim i dikujt tjetër, megjithatë fjalët e zgjedhura janë shumë të bukura.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndrroj veq me një emër.

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfar vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojn letrat e këssj bote.

Se dashuri pa hile është veq dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.”

screenshot_1

Shpërndaje në: