Komentuesi: Veç edhe ti ke mbet me u ba presidente, ia kthen Anita: Kënaqu se nuk u bona jo!

Komentuesi: Veç edhe ti ke mbet me u ba presidente, ia kthen Anita: Kënaqu se nuk u bona jo!

Gruaja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me djalin e saj, teksa para tyre është i vendosur një mbishkrim identifikimi për presidenten e Gjermanisë.

“Ku të çon e ardhmja”, është mbishkrimi që Anita e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Për këtë foto ajo mori pëlqime dhe komente të shumta.

“Kosoven e knaqi ai belbani veq edhe ty tka met mu ba presidente e gjermanis”, është komenti i njërit prej ndjekësve të saj. Pas këtij komenti nuk mungoi një reagim edhe nga Anita.

“Kënaqu se nuk u bona jo!!”.

Ndryshe, Anita dhe Ramushi janë të martuar prej disa vitesh dhe janë prindër të një vajze dhe dy djemve.

Shpërndaje në: