Shpërthen Muller, kritikon ashpër FIFA-n

Shpërthen Muller, kritikon ashpër FIFA-n

Gjermani e bëri këtë pas fitores ndaj San Marinos me rezultat 8:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Anëtari i Bayern Munich thotë se nuk dëshiron të luajë me kombëtare amatore si ajo e San Marinos.

“Të luash kundër San Marinos nuk ka të bëjë asgjë me futbollin profesional. Nuk e kuptoj arsyen e ndeshjeve të tilla”, tha Muller për Daily Mail.

“Unë e kuptoj që për ta, të luash kundër kampionëve të botës është një plus, por lojtarët duhet të mbrojnë punën e tyre, sepse ndeshje të tilla të rrezikshme janë të panevojshme”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: