Ndërron jetë legjenda e KF Vëllaznimit
Ish futbollisti i skuadrës gjakovare në vitet 1964-1974, Sali Vula, ka ndërruar jetë sot në moshën 70 vjeçare, përcjell Sportali.Net.
Sali Vula, poashtu në vitet 1974-1979 ushtroi detyrën e gazetarit sportiv në Radio Televizionin e Prishtinës.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet të martën në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Ngushëllime, familjes, miqve, bashkëlojtarëve e gjjthë atyre që e njohën.
Në nderim të të ndjerit, të gjitha klubet sportive të qytetit do duhej t’i fillojnë ndeshjet (mesjavës apo fundjavës) me një minutë heshtje. /Periskopi.com



