Negociatat Dybala-Juventus ngecin, ky klub i gatshëm të reagojë

Negociatat Dybala-Juventus ngecin, ky klub i gatshëm të reagojë

Argjentinasi ka bërë një kërkesë në drejtim të drejtuesve të klubit, ku ka kërkuar dyfishimin e pagës aktuale, e cila është 3.2 milionë në vit, ylli i skuadrës ka kërkuar 7 milionë në vit në kontratën e re.

Por, si duket Juventus nuk mund të përballojë atë kërkesë të sulmuesit të tyre, pasi ata i kanë ofruar vetëm 6 milionë euro në vit.

Këtë situatë besohet se është duke e përcjellur Real Madrid të cilët janë të gatshëm të i ofrojnë argjentinasit pagë prej 15 milionë euro në sezon.

‘Los Blancos’ dëshirojnë të mposhtin klubet si Barcelona dhe Bayern Munchen për shërbimet e 22 vjeçarit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: