Profesori i Oxfordit: Alienët po rrëmbejnë njerëz dhe po shumohen me ta – Janë mes nesh

Profesori i Oxfordit: Alienët po rrëmbejnë njerëz dhe po shumohen me ta – Janë mes nesh

Profesori i Oxfordit: Alienët që shumohen me njerëzit do të zgjidhin problemin e ngrohjes globale

Shumë njerëz po dalin për të protestuar në rrugë, po i ndryshojnë dietat e tyre duke u bërë veganë e vegjetarianë, dhe po provojnë të gjejnë mënyra të reja për të ndalur ndryshimin e klimës.

Por, një profesor i Universitetit të Oxfordit mendon se zgjidhja ka qenë këtu gjithë kohën, duke pretenduar se alienët e padukshëm tashmë po shtoheshin me njerëzit në tokë duke prodhuar super-specie që janë të afta të zgjidhin këtë çështje, përkthen nga The Independent, Periskopi.

Dr. Young-hae Chi, akademik nga Instituti Oriental i Oxfordit, jo vetëm që mendon se ka një “korrelacion të fortë” mes rrëmbimeve të alienove dhe ndryshimeve klimatike, por po ashtu beson që të ashtuquajturit “hibridë alieno-njerëzorë” tashmë mund të jenë duke ecur [apo zvarritur] mes nesh.

Duke folur për gazetën studentore të universitetit, profesori koreano-jugor tha që alienët janë “mes nesh, por ne nuk mund t’i shohim.” Më tej, ai shtoi:

“Nëse janë shumë, nuk duhet të shqetësohen për ne. Nuk mendoj se janë shumë larg, janë krejt afër përkundrazi, por s’mund t’i shohim. Mund ta marrim analogjinë me peshqit të cilit mund të mendojnë e perceptojnë gjërat në mënyrën e tyre, ashtu si njerëzit që mendojnë e perceptojnë botën brenda kufijve të organeve tona.”

Dr.Chi-ja tashmë po publikon një libër të quajtur “Vizitat e Alienëve dhe Fundi i Njerëzimit”.

Profesori në fjalë ka qenë duke hulumtuar për këtë çështje qe një kohë të gjatë. /Periskopi

Shpërndaje në: