Shihni se si festojnë ditën e Majit britanikët: Cullak e në festa të çmendura (Foto)
Nxënëset skoceze u panë derisa zhvisheshin dhe zhyteshin në ujë të ftohtë në Detin e acartë verior si pjesë e festimeve të Ditës së Majit që festohet anë e mbanë vendit.
Shpirtëra të guximshëm e të buzëqeshur në St.Andrews të Skocisë, u panë derisa përgatiteshin për t’u futur në ujin e akullt të detit.
Qindra njerëz morën pjesë në këtë festim plot entuziazëm. Autoritetet e universitetit të famshëm kanë deklaruar që Zhytja e Ditës së Majit iu jep fat nxënësve në provime, përkthen nga The Sun, Periskopi.
Ndërkohë, në qytetin antik të Oksfordit, më shumë se 13 mijë njerëz u tubuan si koristë për të kënduar jashtë Kolegjit Magdalen në 6 të mëngjesit.
Tradita daton nga viti 1505, dhe përcillet me një mori festimesh të ndryshme të vallëzimit dhe këndimit të këngëve popullore.







