Ylli i Interit: Do të bëjmë gjithçka për ta mposhtur Milanin
Portugezi shpreson se kjo përballje do të jetë emocionuese për të.
Ai ndihet i sigurtë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të mposhtur Milanin.
“Derbit janë gjithmonë ndeshje speciale. Shpresoj që derbi im i parë të jetë emocionues”, deklaroi Mario.
“Jam i sigurt se skuadra do të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen”, shtoi ai.
Aktualisht, Interi renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A me 17 pikë, ndërsa Milani po kalon nëpër një formë të mirë, duke u renditur në vendin e tretë me 25 pikë. /Periskopi.com



