E çuditshme, këtë sulmues të Kombëtares e injoruan bashkëlojtarët
Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ndërkombëtare “11tegen11”, ka analizuar ndeshjen e kuqezinjve dhe nga ajo që vihet re është pa dyshim fakti që lojtarët tanë kanë preferuar më shumë të shërbejnë në krahun e djathtë, ku ishte i pozicionuar Roshi.
Llullaku rezulton si lojtari që në asnjë moment shokët e skuadrës nuk kanë tentuar të bëjnë pasime drejt tij. Edhe pse mbrojtësi i majtë Ansi Agolli ishte thuajse gjatë gjithë ndeshjes i vendosur lart, sërish nuk i ka shërbyer Llullakut.
Harta e pozicionimit dhe pasimit nga minuta e parë deri në minutën e 70-të nxjerr edhe një herë zbuluar Shqipërinë për lojën e dobët që zhvilloi ndaj Izraelit.
Edhe pse e mbylli me nëntë lojtarë dhe qarkullimi i topit ishte 49% me 51% për Izraelin, sërish kuqezinjtë stonuan në pasime. Përveç Llullakut, më pak i preferuar mund të konsiderohet edhe Balaj, që bashkë me kosovarin dukeshin shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.



