Super-lajm për Arsenalin
Mesfushori i kësaj skuadre, Mesut Ozil është pranë rinovimit të kontratës me klubin, shkruajnë mediat angleze.
Raportohet se reprezentuesi gjerman do të nënshkruajë kontratën e re në ditët në vijim, ndërsa do të përfitojë plot 200 mijë funte në javë.
Me kontratën e deritanishme, Ozil përfitonte 140 mijë funte në javë.
28-vjeçari ka qenë në formë tejet të lartë te londinezët në dy sezonet e fundit. /Periskopi.com



