Episodi i kaluar u prish nga Vlora Çitaku, ky episod nga një kafe – Reagon Game of Thrones

Episodi i kaluar u prish nga Vlora Çitaku, ky episod nga një kafe – Reagon Game of Thrones

HBO, produksioni që prodhon serinë e famshme televizive Game of Thrones, ka reaguar publikisht në atë që duket të jetë një gabim i tmerrshëm pasi një filxhan kafeje u paraqit befasisht në episodin e fundit.

Kafeja Starbucks u duk në episodin e titulluar “I fundit nga Starkët”, episodi i katërt i sezonit të tetë final të këtij seriali.

Llogaria zyrtare e Game of Thrones kishte reaguar me një shaka të hënën, duke i hedhur dritë incidentit derisa e merrte si një gabim.

“Lajme nga Winterfelli. Kafeja latte që u duk në episod ishte gabim. Daenerys kishte porositur çaj verbal.” – thuhej në reagim.

Shpërndaje në: