‘Conte është më i mirë se Mourinho’
Courtois ishte tre vite nën urdhërat e Diego Simone në Atletico si i huazuar nga Chelsea, ai u rikthy në futbollin anglez nga Jose Mourinho. Ai ka luajtur edhe nën urdhërat e Marc Wilmots, ish trajneri i kombëtares belge.
“Conte është ai që punon më së shumti në aspektin e taktikës, pastaj është Simeone, tani Mourinho dhe në fund Wilmots” tha Courtois për La Tribune.
24-vjeçari ka mbetur i habitur nga puna e italianit dhe preciziteti i tij taktik. /Periskopi.com/



