Ky është çifti që reperja nga Ferizaj dyshohet se ua ka marrë 700 mijë franga zvicerane
Loredana Zefi, më shumë e njohur si bashkëshortja e reperit ferizajas, Gramos Aliu – Mozzik, është arrestuar për mashtrim.
Siç shkruan 20min.ch, autoritetet e drejtësisë në Zvicër kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim ndaj një çifti zviceran.
20min.ch ka publikuar edhe pamjet e çiftit, të cilin ajo dhe vëllai i saj e mashtruan duke i futur në borxh të thellë dhe humbur pasurinë.
Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët humbën pasurinë e tyre si pasojë e mashtrimit nga Loredana dhe vëllai i saj. Ndryshe, reperja Loredana është bashkëshortja e reperit nga Ferizaj, Mozzik.










