Çfarë lidhje ka vëllai i Loredanës me kryeministrin Haradinaj?
Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi është arrestuar bashkë me vëllain e saj, Berat Zefi nga policia zvicerane për mashtrim.
20 Minuten shkruan se vëllai i Loredanës ka pasur marrëdhënie të mira në qarqet politike në Kosovë, konkretisht me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.
Në këtë artikull theksohet se Haradinaj ka marrëdhënie të ngushtë me shtetin zviceran dhe pas shërbimit ushtarak kishte jetuar dhjetë vjet në Luzern.
E, vëllai i Loredanës, Berati në kishte postuar herë pas here në Instagram fotografi me kryeministrin Haradinaj.
“Vëllai i Loredanës, Berati ka paraqitur në Instagram jetën e tij luksoze dhe marrëdhëniet e mira edhe në qarqet e larta politike. Në disa fotografi ai shihet duke pirë shampanjë dhe duke bërë shqiponjën me dy koka bashkë me Ramush Haradinajn, kyreministrin e Kosovës”, shkruan 20 Minuten.






