Rummenigge: Nuk luhet ndaj Kosovës
E gjitha kjo nisi kur Thomas Muller kritikoi FIFA pas fitores 8:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, me pretekstin se kombëtaret e mëdha nuk duhet të luajnë ndaj atyre të voglave.
Për këtë deklaratë Muller ka marrë një përgjigje të gjatë nga San Marino.
Kjo duket ka bërë që në këtë debat të përfshihet edhe Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të dhënë për ‘SportBild’, e cila do të publikohet nesër, përcjell lajmi.net.
“Ne tani po luajmë ndaj San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Jam duke pyetur veten pse nuk ka kualifikime për kombëtaret e vogla”, ka deklaruar Rummenigge.
Rummenigge kërkon kualifikime shtesë për kombëtaret e vogla, para se të mbërrijnë te ato më të mëdha, ndërsa këtu ka përmendur edhe Kosovën.



