Loredana thyen heshtjen, sot flet në konferencë për media

Loredana thyen heshtjen, sot flet në konferencë për media

Është emri më i përfolur i dy ditëve të fundit.

Ajo ka arritur mbrëmë në Prishtinë nga Bazeli bashkë me bashkëshortin e saj reperin Mozzik, mirëpo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Por, duket se reperja Loredana Zefi ka vendosur t’i japë fund të gjitha spekulimeve dhe të sqarojë gjithçka për publikun.

Ajo në profilin e saj në Instagram ka njoftuar se sot, me fillim nga ora 12:00, do të mbajë një konferencë për media.

“Ju ftoj që sot me datën 10.05.19 (E premte) në ora 12:00 në Hotelin “Emerald” në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetënë rastin në Zvicër”, ka shkruar Loredana.

Një njoftim të ngjashëm e ka bërë edhe avokati i saj Tomë Gashi.

Loredana Zefi po dyshohet nga autoritetet zvicerane se mashtroi një çift duke ua marrë 700 mijë franga zviceranë.

Ajo u mor në pyetje të mërkurën në mëngjes nga Policia e Kantonit të Luzernit dhe gjatë ditës u la e lirë.

Shpërndaje në: