Ja çfarë premton trajneri gjerman i Prishtinës, nëse shpallen kampion
Trajneri gjerman ka premtuar se nëse ekipi i tij do të shpallet kampion në Vala Super Ligë, se ai do të pastrojë statujën e Bill Clinton në Prishtinë.
Aktualisht skuadra nga kryeqyteti kosovar është në vendin e dytë, dy pikë prapa Trepça’89, ndërsa premtimi i Lindemann është tejet interesant.
“Kur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, unë personalisht do ta pastroj statujën e Bill Clintonit në Prishtinë”, tha Lindemann për Berlliner Kurier. /Periskopi.com/



