Januzaj dhe Shaqiri nga më të mirët në Premier Ligë

Januzaj dhe Shaqiri nga më të mirët në Premier Ligë

Në 20 më të mirët që luajnë në pozitën që njihet në futboll si pozita me numrin 10 janë përfshirë Adnan Januzaj i Sunderlandit dhe Xherdan Shaqiri i Stoke Cityt.

Januzaj është i fundit në këtë listë.

“Januzaj shkëlqeu nën urdhrat e David Moyesit te Manchester Unitedi tre vjet më parë, andaj tifozët e Sunderlandit janë të lumtur me huazimin e tij. Por ka qenë një start zhgënjyes për reprezentuesin belg, që vështirë se do të tërheqë vëmendjen e Jose Mourinhos”, thuhet në përshkrimin e “TalkSport” për Januzajn, përcjell koha.net.

Januzaj duke festuar golin

Adnan Januzaj, Sunderland

Ndërsa për Shaqirin, që është i 13-i në këtë listë “TalkSport” shkruan se “Ai shkëlqen në ditën e tij, por që nuk është vazhdimësi. Ndeshja e shkëlqyer ndaj Hull Cityt, ku ai realizoi dy golat në fitoren 2 me 0, tregoi se sa i mirë mund të jetë. Mark Hughes ka nevojë për më shumë nga reprezentuesi i Zvicrës”.

Shaqiri duke e udhëhequr topin

Xherdan Shaqiri, Stoke City

Listës i prinë Philippe Coutinho i Liverpoolit, i ndjekur nga Kevin De Bruyne i Cityt dhe Mesut Ozil i Arsenalit.

 

Shpërndaje në: