‘Çmendet’ Guardiola, kërkon dhjetë lojtarë
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich është i interesuar të transferojë edhe dhjetë lojtarë, të cilët i ka në listë.
Në afatin e parë kalimtar si trajner i Cityt, Guardiola shpenzoi plot 160 milionë funte për transferime, duke përfshirë edhe mbrojtësin John Stones dhe brazilianin Gabriel Jesus.
Mirëpo, duket se këto përforcime nuk po i mjaftojnë 45-vjeçarit dhe tani është i gatshëm të bëjë edhe një revolucion të madh në skuadër. /Periskopi.com



