Dy futbollistët e Kombëtares ishin afër PSG-së
Bëhet fjalë për testimin që zhvilloi te PSG, ku mundi të nënshkruante po të mos ishin bërë pengesë drejtuesit e Vllaznisë, me të cilët kishte kontratë.
“Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë”, ka deklaruar Balaj
“Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigandët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, ka theksuar ai.
Bekim Balaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen me fanellën e Terek Grozni, me të cilën ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi dhe duke mbajtur ekipin në zonën e Kupave të Europës.



