‘Jam penduar që nuk kam luajtur për Realin ose Barcelonën’

‘Jam penduar që nuk kam luajtur për Realin ose Barcelonën’

Italiani ka qenë në formë të lartë për shumë vite, mirëpo nuk kishte qenë i interesuar përgjatë karrierës të kalonte te ndonjëri gjigand i La Ligas.

Por, tani duket se është penduar dhe i vie keq që nuk ka luajtur te Reali ose Barca.

“Ende kam një gjemb që më shpon për shkak se nuk kam luajtur për Real Madridin apo Barcelonën, sepse të luash në këto ekipe është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Pirlo për Marcan.

“Por konsideroj që jam i kënaqur që kam luajtur në ekipet më të mira në Itali”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: