Rooney kërkon falje
Pas ndeshjes të zhvilluar të premten, Rooney ishte fotografuar i dehur në një aheng me miqtë e tij dhe kjo zgjoi reagimin e Federatës së Anglisë që vendosi të shqyrtojë politikat për kohën e lirë të futbollistëve, përcjell koha.net
Në një njoftim për “Press Association Sport”, Rooney ka pranuar se fotografitë për dikë mund të jenë jo të përshtatshme.
“Natyrisht, Waynet i vjen keq që fotografitë me fansa janë publikuar. Ishte një ditë e lirë për gjithë ekipin dhe stafin, ai e di se fotografitë për dikë janë të papërshtatshme. Sot Wayne ka folur privatisht me trajnerin Gareth Southgate dhe kryetarin e Federatës Dan Ashworth, ku u ka kërkuar falje. Ai dëshiron po ashtu t’u kërkojë falje fansave të rinj, që i kanë parë ato fotografi”, thuhet në njoftimin në emër të Wayne Rooneyt.


Roney, i dehur i fotografuar nga gazeta The Sun



