Ozil: Jemi të pandalshëm

Ozil: Jemi të pandalshëm

Gjermani me prejardhje turke, është në sezonin e tij më të mirë dhe është shprehur se ekipi i tij mund të përballet me këdo.

Ekipi i Arsenalit është 6 pikë para Manchester United dhe gjendet në vendin 4-të.

“Arsenali ka kualitetin për të mposhtur këdo. Këtë sezon duhet të fitojmë sa më shumë pikë për të fituar ligën. Këtë vit kemi fituar ndeshjen ndaj Chelsea që është një ekip i madh dhe ne duhet të vazhdojmë kështu edhe ndaj Manchester United.”

Arsenali nuk e ka mposhtur Manchester United në Old Trafford që nga Shtatori i vitit 2006 me një gol të Adebayor.

Manchester United dhe Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30 në OldTrafford. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: