Partitë Evropiane që paralajmërojnë kiametin arrijnë fitore të madhe

Partitë Evropiane që paralajmërojnë kiametin arrijnë fitore të madhe

Partitë e Gjelbra kanë arritur rezultatin më të mirë në histori të zgjedhjeve Evropiane, duke e shtuar numrin e ulëseve nga 52 në 71.

Rezultati iu jep atyre çdo shans për t’u bërë ‘mbret-bërësit’ në parlamentin e ri e shumë të fragmentuar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Iu faleminderit shumë për besimin tuaj,” tha Ska Keller në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Ky është një mandat për ndryshim të vërtetë: për mbrojtje klimatike, për Evropë sociale, për më shumë demokraci dhe rend të ligjit më të fuqishëm.” Mbi të gjitha, Kelleri tha se Të Gjelbrit “duan të ndërmarrin veprim kundër krizës klimatike menjëherë – sepse nuk mund të presim më, do të jetë një katastrofë”.

Çdo grup parlamentar që dëshiron mbështetjen e Të Gjelbërve duhet t’iu përmbahet tri parimeve kyçqe: “veprimit kundër krizës klimatike, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale” shtoi më tej ajo.

Rritja më e madhe e Të Gjelbërve ndodhi në Gjermani ku dolën në vendin e dytë pas CDU-së së Angela Merkelit. Edhe në Finlandë dolën në vendin e dytë ndërsa në Francë e zunë vendin e tretë. /Periskopi

Shpërndaje në: