‘Tronditet’ Arsenali para derbit me Manchester United

‘Tronditet’ Arsenali para derbit me Manchester United

Arsenal është duke u përgaditur për takimin e radhës në Premier Ligë që do ta zhvillojë ndaj rivalëve të vjetër, Manchester United.

‘Topqinjtë’ do të jenë pa ndihmën e yllit spanjoll, që në këtë sezon është një nga pikat kyçe të skuadrës së Wenger.

“Hector Bellerin është jashtë për 4 javë. Ai u lëndua në 10  sekondat e fundit ndaj Spurs, nga një ndërhyrje shumë e fortë nga Danny Rose”, deklaroi Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes.

belerin

Hector Bellerin & Danny Rose, në duel

Ai foli edhe për gjendjen fizike të sulmuesit, Alexis Sanchez.

“Unë e kuptojë dëshiren e Alexis për të luajtur për kombëtaren e tij, ne i besojmë stafit mjekësor të Kilit. Nesër do të marrim një vendim për të”, shtoi tekniku francez.

Manchester United-Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: