Finlandezët e heshtur po shkojnë në shkollë që të mësojnë se si të bëjnë thashetheme
Pak njerëz e pranojnë se janë të shkathtë në artin e llafeve të vogla. Këto llafe si shembull mund të konsistojnë thjesht në të konstatuarit se keni gjumë të mirë, apo të pretendoni se mund ta duroni laktozën – kjo është gjë e mirë, por nuk merret si arritje. Nuk japin medalje për këtë gjë.
Imagjinoni sikur të mësoni llafet e vogla në formën e vjetër – në shkollë. Në Finlandë, koncepti i llafeve të kota zor se ekzisto; finlandezët raportohet se befasohen kur një i huaj përpiqet t’iu flas nëpër aeroporte. Por ndërsa ekonomia globale jua sjell botën te dera e tyre, disa finlandezë tashmë kanë nisur të marrin mësime, nëpër klasa apo nga mësues privatë, përcjell Periskopi.
Për disa prej nesh, Finlanda tashmë tingëllon si një utopi, një vend ku berberët nuk flasin dhe ku ka hapësira publike të pllakosura nga heshtja. Britania nuk është përmbytur nga llafet spontane mes të huajve – pse të flasësh kur ashensori po lëviz? Nëse ashensori prishet e ndalet, atëherë kemi diçka për të folur – por në Finlandë kanë rezerva edhe më të mëdha për këtë çështje. Të heshtësh nuk është mungesë e mirësjelljes. Është vetë mirësjellja.
Për ta është gjynah të thyhet një heshtje kaq e dashur e e ftohtë, veçanërisht kur e konsiderojnë se me çka mbushet ajo. Imagjinoni që të ndjekni mësime për të thënë budallallëqe. Sipas Wall Street Journal, kjo është çka mësuesja e këtyre llafeve iu ka thënë nxënësve finlandezë: “Ulni standardet; jo çdo bisedë që bëni duhet të jetë e mençur. Mund ta komentoni ushqimin, muzikën që luhet, e madje edhe motin.” /Periskopi



