Shkodran Mustafi: Mendoj se mund të bëhem një shembull për lojtarët në Gjermani

Shkodran Mustafi: Mendoj se mund të bëhem një shembull për lojtarët në Gjermani

Qendërmbrojtësi ka lindur në Gjermani por prindërit e tij janë me prejardhje shqiptare kjo bënë që ai mund të luajë për të dy kombëtaret, ai deri më tani ka 15 paraqitje për kombëtaren gjermane ndërsa bashkëlojtari i tij në kombëtare dhe në Arsenal është me prejardhje turke.

Ish anëtari i Valencias i cili u transferua këtë verë në Arsenal për 35 milionë euro, beson se kanë mundësi të shkëlqyeshme për të inspiruar futbollistë të ri, kjo pas fluksit të madh të azilantëve sirian në Gjermani.

“Ndoshta për ata është e çuditshme, por për neve është normale. Njerëzit si unë dhe Ozil e të tjerët në kombëtare të gjithë kemi lindur në Gjermani, jemi rritur këtu, jemi shkolluar në shkollat gjermane, familjet tona jetojnë ende në Gjermani, pra gjithqka është normale” , tha Mustafi për faqen zyrtare të klubit londinez.

“Ju duheni të indetifikoni vetën se për cilin vend do të luash poashtu edhe për klubin, kjo është e tëra, kur isha 14-vjeçar mendoja për gjyshin tim dhe kisha shumë respekt për të, për atë që kishte arritur. Pra për një djalosh nga Siria, tashmë në Gjermani, ndoshta mund të jem një shembull për të, që mund t’i jap besimin dhe forcën për të vazhduar ëndrrën e tij”, përfundoi Mustafi.

Mustafi ka formuar një partnership të fortë me Luarent Koscienly në mbrojtje të Arsenalit, ku në 16 ndeshje nuk kanë pranuar golë.

Vlen të theksohet se Mustafi dhe Ozil ishin pjesë e kombëtares gjermane në botërorin e Brazilit 2014, ku u shpallen kampion të botës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: