Vajzat e konkursit për “Miss” duken identike: Cili është misteri pas kësaj?

Vajzat e konkursit për “Miss” duken identike: Cili është misteri pas kësaj?

Konkursi “Miss India” është i tillë që ka mundësinë të ndryshojë jetën e njerëzve.

Por, në vend se të shijojnë suksesin e tyre, vajzat pjesëmarrëse e gjetën veten në qendër të një stuhie mediale nga një kollazh fotografish i cili, sipas kritikëve, sygjeron se organizatorët janë të obsesionuar me lëkurën e bardhë.

Kollazhi i publikuar në gazetën “The Times of India” paraqet 30 fotografi profili të vajzave të bukura, përcjell nga BBC, Periskopi.

Por, kur një përdorues i Twitterit e shpërndau me pyetjen “Çka nuk është në rregull me këtë fotografi?” shpërtheu vëmendja publike.

Me flokët deri në supe, shkëlqimin dhe ngjyrën e lëkurës identike, disa thanë që ato dukeshin të gjitha njësoj. Disa u hamendën mos këto tridhjetë fotografi ishin të një vajze të vetme.

Kritikët vunë re se në fakt çështja ishte te mungesa e diversitetit në ngjyrën e lëkurës që e thekson obsesionin e Indisë me të qenët më e bardhë se gratë e zakonshme indiane.

BBC provoi të kontaktonte organizatorët e kësaj gare por nuk mori asnjë përjgigjje.

Paradat e bukurisë u bënë biznes serioz në Indi që nga mesi i viteve ’90. Ky vend ka prodhuar disa vajza tashmë të famshme që e morën cilësorin e Miss Indisë.

Suksesi i organizatorëve është përqendruar në gjetjen e vajzave që kishin lëkurë më të bardhë se lëkura e zakonshme e errët indiane.

Shumica e indianëve e konsiderojnë lëkurën e errët të trupit si inferiore ndaj lëkurës së bardhë, veçanërisht te gratë dhe vajzat. /Periskopi

Shpërndaje në: