U nis për në Romë të Italisë, përfundon në Rom të Gjermanisë

U nis për në Romë të Italisë, përfundon në Rom të Gjermanisë

Një pensionist 81-vjeçar ka përfunduar në Gjermani gabimisht pasi ka provuar që të udhëtojë nga Newcastle, Angli, në Romë, Itali.

“Pelegrini” ishte në mision për të takuar Papën dhe ka vendosur që të shkojë në Romë me veturën e tij.

Ai është befasuar kur sistemi i navigacionit i tha atij se ka arritur, edhe pse s’kishte asnjë shenjë të ndërtesave ose arkitekturave të famshme që gjenden në Romë, shkruan “Metro” britanik, transmeton Koha.net.

Pensionisti, emri i të cilit nuk është zbuluar, është parkuar me veturë por nuk ka vendosur në mënyrë të duhur frenat e Jaguarit të tij.

Vetura e tij ka filluar të lëvizë prapa dhe, si për ironi, goditi një shenjë të komunikacionit në të cilin shkruante “Rom” – një qytet i vogël në veri të Rhine Westphalia, Gjermani. Ai ka përfunduar në këtë qytet pasi që ka gabimisht ka shkruar vendin ku do të shkonte në sistemin e navigacionit.

Shpërndaje në: