‘Do të përfundojmë mbi Manchester United e Chelsea’
Ish trajneri i Southamptonit beson se skuadra e tij është e gatshme të përfundojë mbi skuadrat e mëdha, si Manchester United dhe Chelsea në Premier Ligë.
Evertoni këtë vit është blerë nga biznismeni iranian Farhad Moshiri i cili ka premtuar se do të investojë para të mëdha në ekip.
“Këtë sezon Evertoni do të luftojë për futboll evropian. Do të përfundojmë përmbi skuadrat e mëdha në Premier League.
“Sezonin tjetër ne do të rritemi si skuadër dhe do të nënshkruajmë me lojtarë të rinj që do të na bëjnë më të fortë. Pastaj duhet të mendojmë edhe të fitojmë Champions Leaguen,” – tha Koeman për BBC. /Periskopi.com/



